×
  • Sport
  • Sport

    Vdekja e Astorit e dyshimtë, policia heton mjekët për falsifikim të raporteve mjekësore

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 18:21

    Një raport i ri pretendon se policia po heton mjekët për falsifikimin e raporteve mjekësore nga vdekja e kapitenit të Fiorentinës Davide Astori.


    Lojtari vdiq në gjumë në hotelin e ekipit përpara një ndeshjeje me Udinese më 4 mars 2018, 31 vjeç.

    Arsyet për vdekjen e tij të papritur nuk janë sqaruar tërësisht, pasi parregullsit e zemrës nuk ishte vërejtur më herët gjatë testeve mjekësore.

    Tani raporti i La Nazione ka nisur një hetim të ri rreth profesorit Giorgio Galanti, mjeku i fundit që nënshkroi certifikatën se Astori ishte i aftë të luante futbollist profesionist më 10 korrik 2017.

    Tashmë thuhet që një dokument është falsifikuar si pjesë e procesit të certifikimit – më 19 prill 2019 – për të bërë të duket sikur Galanti i ka kryer të gjitha testet e nevojshme të atakut kardiak, por ato nuk ishin bërë në atë kohë.

    Raporti thotë se dokumentet u falsifikuan nga dikush që bashkëpunoi me Profesor Galanti dhe po punonte për të mbuluar gjurmët e tij.

    Kjo gjoja u bë për të ndihmuar në parandalimin e një neglizhenca profesionale që u ngrit kundër tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!