Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim (LB), ka thënë se raportimet që “gazetarët janë mbledhur për ta rrëzuar Qeverinë Kurti duhet të kthehen në humor”.
Ai ka deklaruar se kur i ka parë raportimet ka menduar që Rama do t’i takonte politikanët e opozitës.
“Pyeta pse nuk jam unë, pasi jam opozitë”, ka thënë ai, duke ironizuar.
Sipas tij, raportimet e tilla duhet të kthehen humor, pasi pyes sesi një Qeveri që i ka fituar mbi 50 për qind të votave mund të rrëzohet me gazetarë dhe analistë.
“Në një shoqëri normale kjo do të duhej të kthehej në humor, kur doli fotografia me gazetarë të njohur që ata gjithë me i bë bashkë i kanë interesat e kundërta, kjo do të duhej të kthehej në humor apo ironi”, ka deklaruar ai në Pressing të T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.