Një aksident ku e përfshirë është edhe një veturë e policisë ka ndodhur në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, mëngjesin e sotëm.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur katër persona, tre nga ta zyrtarë policior.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugorë fshati Klinë, të përfshira dy vetura njëra policore, Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, tre nga ta zyrtarë policorë. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.