×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes: Mos të filozofojmë shumë, votojeni Trustin

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 10:38

    Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të mazhorancës në Kuvend që të votojnë nesër në lexim të parë Ligjin për Trustin.

    Tahiri ka shkruar se me miratimin e Trustit, do të zbuste vështirësitë e njerëzve në këtë kohë krize.

    “Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale. Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize. Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!