×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Marrëveshja për Energjinë, rezultat i punës sonë

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 12:33

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbsë për faturimin e energjisë në veri.

    Arritjen e kësaj marrëveshje, Kurti e ka quajtur lajm të mirë dhe tha se është rezultat i punës së Qeverisë që ai udhëheqë.

    I pari i ekzekutivit tha se së shpejti do të fillojë faturimi i rrymës për komunat në veri.

    I pyetur se a është marrëveshje që e kanë kritikuar si Lëvizje Vetëvendosje, Kurti tha se një situatë e tillë është trashëguar nga të tjerët.

    “Por është mirë që do fillojë inkasimi i energjisë në veri sepse i është shkaktuar dëm i madh Kosovës”, tha Kurti.

    Emsiari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak njoftoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.

    “Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak./KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!