Durim Berisha, ish-këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Albin Kurti beson se Qeveria ka rënë në grackën e Serbisë me dakordimin e sotëm për implementimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015
Berisha komentoi në një postim të zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili shpërndau njoftimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për këtë marrëveshje.
“Une nuk e kuptoj sesi cdo kabinet po bie ne gracken e Serbise. Me sa njohuri posedoj, asnje nga keto marreveshjet e Brukselit nuk eshte ratifikuar nga Kuvendi i Serbise, rrjedhimisht ato asnjehere s’kane hyre ne fuqi… sepse ratifikimi nga vetem njera pale nenshkruese nuk prodhon detyrime juridike. Ai dokument ekziston, por nuk ka karakter juridik, ende”, shkroi Berisha.
Kurti e finalizoi marrëveshjen e Thaçit e Mustafës me Serbinë “pa e ndryshuar asnjë presje”