Tjetër sukses i karatesë në ligën e të rinjve, që po mbahet në Umag të Kroacisë. Sot, Melos Gashi fitoi medaljen e artë, ndërsa Albinot Selmani fitoi të bronztën.
Lajme të mira edhe në ditën e katërt të Kupës Botërore dhe Ligës së të rinjve që po mbahet në Umag të Kroacisë, 4-7 korrik 2019.
Melosh Gashi e ka fituar medaljen e artë kurse Albinot Selmani të bronztë.
Për të arritur te medalja e artë, Gashi mundi në kategorinë mbi 76 kilogram garuesit nga Lituania, Kili, Bosnja dhe Hercegovina, Shtetet e bashkuara të Amerikës, Kazakistani dhe në finale mposhti garuesi nga Polonia, transmeton gazeta express.
Kurse Albinot Selmani, për të arritur te medalja e bronztë, mundi garuesit nga Bjellorusia, Zvicra, Rumania, Çekia, në finale humbi nga kampioni i kësaj kategorie garuesi nga Jordani për te vazhduar në garën për medaljen e bronztë (Repasazh).
Aty, ai mundi garuesin nga Rusia dhe në finale për medaljen e bronzte fitoi nga garuesi i Francës.
Përfaqësuesja e Kosovës deri me tani ka fituar 9 medalje në Kroaci, prej tyre 3 të arta dhe 6 të bronzta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.