×
  • Sport
  • Sport

    Meksika mposht Amerikën në finalen e Gold Cup 2019

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 8:10

    Është mësuar edhe fituesi i CONCACAF Gold Cup 2019.


    Kombëtarja e Meksikës ka arritur që të mposhtë kombëtaren e SHBA-ve në finalen e ‘Gold Cup’ 2019, shkruan lajmi.net.

    Meksika shënoi fitore minimale me rezultatin 1:0, por që ishte e mjaftueshme për t’i dhënë epitetin e kampionëve të këtij edicioni.

    Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori meksikan, Jonathan dos Santos.

    Këtë gol, Dos Santos e realizoi kur po luhej minuta e 73’ e takimit, dhe në fund doli të kishte peshën e triumfit.

    Kujtojmë se në gjysmëfinale Meksika kishte mposhtur Haitin, poashtu me rezultat minimal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!