×
  • Sport
  • Sport

    Brazili fiton Kupën e Amerikës pas 12-viteve, mposhti Peru-në në një ndeshje të çmendur

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 9:53

    Brazili është fitues i Kupës së Amerikës, pasi e mundi në finale 3-1 Perunë me 10 lojtarë në fushë. Gabriel Jesus u ndëshkua me të kuq në minutën e 70’.


    Kupës së Amerikës për vitin 2019 i ka ardhur fundi. Brazili, që ishte edhe nikoqire për këtë edicion, ka triumfuar 3-1 në finale ndaj Perusë për ta rrëmbyer për herë të nëntë këtë trofe.

    Gjithçka nisi siç është më së miri për vendasit.

    Everton, talenti 23-vjecar i Gremios, zhbllokoi sfidën duke shënuar për 1-1 në minutën e 15’.

    Peru reagoi me anë të Paolo Guerreros i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 44’.

    Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Gabriel Jesus riktheu epërsinë për Brazilin, duke shënuar për 2-1.

    Në pjesën e dytë, Brazili mbeti me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 70’.

    Gabriel Jesus u ndëshkua me karton të kuq pasi sulmuesi brazilian mori të dytin të verdhë për t’u përjashtuar nga loja – ai ishte ndëshkuar me të verdhë edhe në pjesën e parë, në minutën e 30’.

    Me një lojtar më pak në fushë, Brazili sërish sulmoi, derisa edhe Peruja u mendua të krijojë, por në të 90’, vendasit fituan një penallti shumë të diskutueshme, dhe as VAR-i nuk e ktheu prapa vendimin e gjyqtarit, Roberto Tobar.

    Nga pika e bardhë nuk gaboi sulmuesi i Evertonit, Richarlison, që shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

    Brazili i dha fund pritjes 12-vjeçare, duke e fituar për herë të nëntë në histori Kupën e Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!