×
  • Sport
  • Sport

    Afrim Muçiqi: Do ta padisimin Albert Kastratin për shpifje

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 10:47

    Eliminimi i FC Prishtinës në rrethin e parë para eliminator në Ligën e Evropës ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet.


    Skuadra bardhekaltër nuk arriti të kalonte skuadrën gjysmë-amatore St Joseph’s duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3:1.

    Kryetari i Plisave, Albert Kastrati, akuzoi klubin për kurdisje të ndeshjes.

    Nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi ka paralajmëruar që Prishtina do ta paditë Kastratin.

    “FC Prishtina do të ngris padi ndaj atyre që kanë thënë se ndeshja me St Joseph’s ka qenë e kurdisur”, tha Muqiqi në “Sports Show”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!