Diego Costa nuk po mund assesi të rehatohet me profesionin e tij që prej se u largua nga ekipi i Chelseas.
Spanjolli njihet për temperamentin e tij të ashpër në fushë dhe jo vetëm. Kjo i kushtoi atij me largim nga Chelsea, shkruan Reporteri.net
Pasi u largua nga Chelsea, ai u detyrua të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave për shkak të suspendimit të klubit Atletico Madrid.
Mirëpo që nga rikthimi ai nuk ka arritur të tregohet Costa i vërtetë dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit spanjoll të shikojnë për alternativa të mundshme.
Agjenti i futbollistit, Jorge Mendes ka thënë se për futbollistin kanë ardhur disa oferta të mira nga Anglia, por vetëm një ka qenë e levërdishme.
Siç raportohet, skuadra e Wolverhampton është e interesuar për shërbimet e braziliano-spanjollit dhe dëshirojnë ta krijojnë një dyshe Raul Jimenez dhe Diego Costa.
Duke marrë parasysh raportet e mira që ka agjenti i futbollistit me klubin anglez, një transferim i tillë është shumë lehtë i realizueshëm, madje thuhet se edhe vet lojtari ka miratuar këtë lëvizje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.