×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi në rolin e spikerit të lajmeve, prezanton transferimin e vet tek Fenerbahçe

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 20:17

    Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është prezantuar tek ekipi i madh turk i Fenerbahçes.


    Pas një sezoni të mirë të kaluar te Rizespori, Muriqit i duhet një punë më e madhe për të treguar aftësitë e tij në krye të sulmit të Fenerbahçes.

    Prezantimi Muriqit është bërë në një mënyrë krejt të veçantë dhe origjinale.

    Sulmuesi u shfaq në rolin e një spikeri në kanalin televiziv të Fenerbahçe ku anoncoi kronikën e radhës e cila fliste për një afrim të ri në skuadër.

    “Mirëdita. Jemi me ngjarjet e ditës në edicionin qendror të lajmeve, Fillojmë lajmet me një transferim, Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është bashkuar familjes së klubit më të madh turk, Fenerbahçe. Klubi ka nënshkruar me lojtarin kontratë katër vjeçare”, tha gjiganti kosovar, në rolin e spikerit të lajmeve.

    Në kronikë shfaqej vetë sulmuesi ndërsa nënshkruante kontratën me drejtuesit e klubit turk.

    Sulmuesi i Kosovës do të mbajë fanelën me numër 94 te Fenerbahçe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!