×
  • Sport
  • Sport

    “Messi” i Uellsit kërcënon Feronikelin

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 22:00

    Sulmuesi i The New Saints, Greg Draper që ndryshe njihet si “Messi” i kampionatit të Uellsit, ka thënë se janë përgatitur maksimalisht për t’u paraqitur sa më mirë kundër Feronikelit, në kuadër të rundit të parë të Ligës së Kampionëve.


    Sulmuesi nga Zelanda e Re në një intervistë dhënë të hënën për “BBC”, ka folur fillimisht për krahasimin që i bëhet në Uells.

    “Është e mrekullueshme të krahasohesh me Messin Ronaldon dhe Salahun, por ata luajnë në një nivel tjetër nga unë, por e dimë se në çfarëdo liga që luaj, puna ime është të shënoi gol”, ka thënë Draper.

    Ai ka folur gjithashtu edhe për ndeshjen që e ka luajtur për Zelandën e Re kundër Brazilit në Lojërat Olimpike të vitit 2008

    “Pjesa më e ndritshme e karrierës time ishte të luaja në atë vit. Kemi luajtur ndaj lojtarëve shumë të mirë si Ronaldinho, që do të jetë diçka e paharruar për mua”, shtoi ai, transmeton “Sporti në KTV”.

    Ai është i kënaqur që me skuadrën e tij e ka fituar titullin e kampionit, por ka shtuar se synimi i tij është të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

    Draper është shpallur dy herë rresht golashënuesi më i mirë i ligës. Në sezonin e fundit, ai shënoi 27 gola apo mesatarisht gol për çdo 38 minuta.

    “Jemi përgatitur shumë që të kemi paraqitje sa më të mira dhe atë do ta tregojmë në fushë të martën”, përfundoi Draper.

    Ndeshja The New Saints – Feronikeli do të zhvillohet të martën nga ora 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!