Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se sot se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka marrë propozim nga presidenca franceze për të tejkaluar pengesat në rrugën e vendit drejt BE-së.
Nga ekzekutivi maqedonas thonë se propozimi i njëjtë do të shqyrtohet me të gjitha palët në vend.
Kumtesa e plotë:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Presidenca Franceze ka arritur propozim me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozicioneve tona të shprehura publikisht.
Kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas me Presidentin, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertin dhe publikun e gjerë në vend.
Ashtu siç premtuam, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht, sipas meritave, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve në vend.
Ne dëshirojmë të falënderojmë Presidentin Macron dhe Presidencën franceze për përpjekjet e tyre për të kapërcyer pengesat dhe për të ruajtur besueshmërinë evropiane në Ballkan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.