×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet data e rimeçit Wilder – Fury

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 11:11

    Britaniku Tyson Fury ka bërë të ditur se rimeçi i shumëpritur me kampionin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilderin, do të zhvillohet më 22 shkurt të vitit 2020.


    Tyson Fury, 30-vjeçar, e mposhti gjermanin Tom Schwarz me një nokaut në rundin e dytë në fillim të qershorit, në atë që ishte meçi i tij i parë që nga barazimi me Deontay Wilderin në dhjetor, për të cilin anglezi beson se e meritoi të fitonte, transmeton Gazeta Express.

    Wilderin do të synojë ta mbrojë titullin e tij të kampionit në meçin kundër Luis Ortizit dhe nëse e arrin këtë qëllim, atëherë ai do ta kishte rrugën e hapur për një rimeç me Furyn.

    “Rimeçi ka qenë i konfirmuar dhe i nënshkruar… 22 shkurt”, zbuloi Fury.

    Duke folur në një ngjarje të organizuar në teatrin Alhambra në Bradford, ku ai i takoi tifozët dhe mori pyetje nga ta, Fury shtoi: “Rimeçi është në lojë. Këtë herë, unë do ta nokautoj atë”.

    “Këtë herë, unë nuk kam qenë jashtë ringut për tre vjet. Këtë herë, unë nuk kam qenë duke abuzuar shumë me alkool”.

    Fury shtoi se meçi me Wilderin do të zhvillohet në “Madison Square Garden” në Las Vegas të SHBA-së. Por, së pari, Wilderin duhet të fitojë kundër Ortizit në shtator, ndërsa Fury pret që meçi i tij i radhës të jetë në Nju Jork më 5 tetor.

    Britaniku i njohur me nofkën “Gypsy King” ka thënë se ai mund të përballet me amerikanin Jarrell Miller, megjithatë amerikani do të duhet të marrë licencë për t’u ndeshur fillimisht në Nju Jork.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!