Një shqiptar i Kosovës kishte shkuar për pushime në Durrës së bashku me disa miq të shtunën. Ata u ulën në një lokal në plazhin e Durrësit dhe porositën tre birra.
Por kur u erdhi fatura ata mbetën të habitur pasi një kriko birrë ishte faturuar 8 mijë lekë të vjetra. Për tre kriko ata kanë paguar 24 mijë lekë të vjetra (20 euro).
Gjithmonë e më tepër qytetarët denoncojnë abuzimet me çmimet që ndodhin në zonat turistike por duket se askush nga autoritetet nuk bën diçka për të penguar abuzimin dhe për të rikthyer turistët të cilët kohët e fundit preferojnë më mirë të pushojnë jashtë sesa në Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.