×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e liron nga burgu serbin e dyshuar për krime lufte në Krushë të Vogël, ku u maskaruan 113 shqiptarë

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 12:17

    Organet e drejtësisë në Kosovë e kanë liruar nga paraburgimi Millosh Petkoviqin, i dyshuar për krime lufte kundër civilëve në fshatin Krushë të Vogël të Rahovecit.


    Mbrojtësi i Petkoviqit, Lubinko Todoroviq ka thënë se akuzat kundër Petkoviq ishin “të rrejshme”, e gjë për të cilën sipas tij flasin edhe tre dëshmitarë.

    Ai ishte arrestuar në Hungari më 6 shtator 2018, sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga EULEX-i.

    Petkoviq u ekstradua nga Hungaria në Prishtinë më 17 maj 2019, i cili sipas mediave ishte rasti i parë i ekstradimit pasi që Kosova mori përsipër nga organet e EULEX-it proceset e krimeve të luftës.

    Petkoviq ka qenë në burg në Podujevë deri dje dhe tani është liruar.

    Ai është nga Krusha e Vogël dhe tani jeton në Serbi.

    Në masakrën që ndodhi më 26 mars të vitit 1999 në Krushë të Vogël , u masakruan 113 civilë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!