×
  • Sport
  • Sport

    “Flori nuk do të harrojmë kurrë” – bashkëlojtaret e Florijanës i japin lamtumirën e fundit

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 14:34

    Familja, miqtë dhe  shumë qytetarë janë mbledhur në Bern të Zvicrës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, futbollistes me prejardhje shqiptare e cila vdiq ditë më parë në liqenin e Comos në Itali. 


    Në ceremoninë e organizuar nga  Federata e Futbollit të Zvicrës po marrin pjesë bashkëlojtaret e Florijanës, të cilat me shumë fjalë prekëse po ndahen për herë të fundit nga mikja e tyre, shkruan gazeta 20minuten.ch, transmeton Reporteri.net.

    Mes tjerëve një përfaqësues i federatës në fjalimin e tij lamtumirës ka thënë: Florijana ishte një person i qeshur, një pioniere e futbollit të grave. Florijana nuk do të luajë futboll më dhe kurrë nuk do të jetë përsëri në skuadrën e Natit – por do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë”, u shpreh tutje ai.

    Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë rreth 400 persona. Aktualisht trupi i pajetë i Florijanës ndodhet në rrethin e ngushtë të familjes, ku po i jepet lamtumira e fundit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!