×
  • Lajme
  • Lajme

    Granti mbi 200 milionësh, Ambasada Amerikane përgëzon MCC-në dhe qeverinë: Hap i rëndësishëm drejt rritjes ekonomike

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 14:27

    Ambasada e ShBA-së, në Prishtinë ka përgëzuar MCC-në dhe qeverinë e Kosovës për vendimin që të përshpejtohet procesi i Programit të Kompaktit në takimin e sotëm.

    Ambasada në reagim thotë se mezi presin që të bëjnë gjithçka që programi të transformojë sektorin e energjisë në Kosovë.

    “Urime të gjithë të përfshirëve për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për #Kosovën. Ne presim me padurim gjithçka që do të bëjmë përmes MCC-së partneritet kompakt për të transformuar sektorin energjetik të Kosovës në vitet e ardhshme”, thuhet në postim.

    Koorporata Sfida e Mileniumit (MCC) ka aprovuar javën e kaluar marrëveshjen e Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

    Por, çka përfshin saktësisht kjo marrëveshje?

    Nga Ministria e Ekonomisë kanë deklaruar se programi do të përfshijë tri projekte: Rezerva dhe arbitrazh të energjisë; Zhvillim të fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë dhe Projekti i Instituticionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga ky financim, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).

    “Investimet e programit Kompakt do të jenë pronë e Kosovës, dhe shënojnë njërin nga bashkëpunimet më të rëndësishme në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Reporteri.net

    Marrëveshja e 236.7 milionë dollarëve nga MCC-ja e SHBA-së për Kosovën, krejt çka përfshin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!