×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e vendosur: Jo, nuk mbahet sonte “Beer and Wine Fest”

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 14:31

    ’Beer and ëine Festival Prishtina’’ është mbyllur mbrëmë me vendim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.


    Ministri kishte dalur në vendin e ngjarjes ku kishte vërejtur parregullësi dhe lejimin e hyrjes të personave të mitur nën moshën 18 vjeçare.

    Festivali i birrës dhe verës sot në agjendë kishte natën e fundit, atë përmbyllëse.

    Por, vendimi i marrë mbrëmë mbetet në fuqi dhe kjo do të thotë që ky festival për këtë edicion ka marrë fund.

    “Jo, nuk do të hapet. Vendimi mbetet në fuqi. Nuk ka kthim mbrapa” thuhet në përgjigjen e MTI-së .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!