Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, duke deklaruar se ata që qëndrojnë prapa këtij krimi ende vazhdojnë të jetojnë të lirë në Beograd.
Përmes një shkrimi në Facebook, presidenti ka shkruar se drejtësia ka dështuar të ndëshkojë krimet serbe në Kosovë, derisa ka përmendur krimet që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve.
“Kriminelët serbë që i kryen këto krime, që bënë spastrim etnik, duke i larguar prej shtëpive të tyre mbi 1 milion shqiptarë, që kryen gjenocid mbi popullsinë e Kosovës, vazhdojnë të sillen lirshëm dhe janë tërësisht të amnistuar nga drejtësia ndërkombëtare. Kosova, qytetarët tanë, kërkojnë drejtësi. Heshtja ndërkombëtare përballë këtyre krimeve nuk është në shërbim të drejtësisë dhe paqes, por në shërbim të kriminelëve!”, deklaroi presidenti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.