×
  • Sport
  • Sport

    Tovërlani, Muçiqit: Teneqe, për tallava ta jepi dorën, por për futboll dy lidhje si ki

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 17:25

    Afrim Muçiqi që aktualisht është nënkryetar i FC Prishtinës kishte komentuar edhe çështjen e fundit se Afrim Tovërlani mund të ishte trajner i skuadrës.


    Por Muçiqi i ka mbyllur dyert për ‘Tokin’ duke thënë se arsyet i dinë më së miri ky i fundit.

    “FC Prishtina nuk është Shoqata Nënë Tereza, apo klub i dëshirave. Është e drejtë e secilit të mblidhet në kafene dhe të bëjnë plane se cilin nga miqtë do ta dërgojmë në klub, sepse Prishtina nuk është klub i dëshirave. Pavarësisht se kush e kërkon, Afrim Tovërlani nuk do të jetë pjesë e klubit të FC Prishtinës. Tovërlani e di mjaft mirë pse nuk mund të jetë pjesë e FC Prishtinës.

    Trajnerët të cilët kanë dalë nga FC Prishtina rezultatet i kanë 0. Cilën ndeshje ndërkombëtare e ka udhëhequr Afrim Tovërlani jashtë Kosovës? Edhe për shumë arsye të tjera ai e di pse nuk mund të jetë trajner i FC Prishtinës”, deklaroi nënkryetari i FC Prishtinës.

    Trajneri Afrim Tovërlani ka kritikuar ashpër nënkryetarin e Prishtinës, Muçiqin.

    Madje ‘Toki’ e ka quajtur nënkryetarin e Prishtinës, ‘teneqexhi’.

    “Po përtoj të merrem me atë teneqexhi, veç me atë foto (të cilën mund ta shikoni më poshtë) ja kujtova se nuk e kanë përjetuar moti”, deklaroi Tovërlani për Gazetën Olle.

    “Për muzikë tallava ia jap dorën, por për futboll s’mund të lejoj veten të bi aq poshtë e të merrem me të”.

    “Çka të them, po shihet se si i ka punët klubi. Le të thonë çka të donë, por ky qytet e di mirë cila është e vërtetë. Unë iu dëshiroj suksese e ata le të vazhdojnë si të donë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!