Dy vite më parë, në një miqësore ndërmjet Werder Bremenit dhe Ajaxit e cila po zhvillohej në Austri, futbollisti Nouri kishte humbur ndjenjat në fushën e lojës.
Ai ishte trajtuar menjëherë nga doktorët përpara se të fluturonin për në spitalin më të afërt, shkruan Reporteri.net
Appie, i cili ishte pjesë e Ajaxit që prej moshës 9 vjeçare, kishte pësuar dëmtime serioze të përjetshme në tru.
Tani, familja e tij ka kërcënuar klubin se do të marrë aksion legal pasi nuk kanë pranuar kompensimin e nevojshëm të cilin ia ka borxh Ajax.
Avokati i familjes Nouri ka thënë se, familja do ta dërgojë çështjen në gjykatë, nëse situata nuk rregullohet brenda gjashtë muajve.
Ky skenarë është mjaft i dhimbshëm për skuadrën e Ajaxit, kjo edhe konsideruar disa gjëra që klubi i ka bërë për 22-vjeçarin.
This one is for you. ♥#nummer34 #StayStrongAppie pic.twitter.com/vcTNv027D1
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 15, 2019
Për më tepër, Ajax i dedikoi titullin e 34-të Nourit, për arsye se futbollisti kishte kërkuar fanellën me numër 34-të dhe dëshironte ta fitonte tillin e 34-të të ligës.
Por, përjashtim këtyre gjërave, duket se klubi ka harruar një premtim që ia kishin dhënë futbollistit, atë të mbuluarit financiarisht familjen e tij./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.