×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Bytyqi: Vrasësi i tre vëllezërve të mi është në ekipin e Vuçiqit

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 18:02

    Ilir Bytyqi, ndërsa ka rrëfyer ngjarjen tragjike të vrasjes së tre vëllezërve të tij nga forcat serbe 20 vjet më parë, ka deklaruar se familja e tij nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi.


    Iliri më tej ka pohuar se arsyeja pse nuk është vënë para drejtësisë sepse është në ekipin e Vuçiqit.

    “Serbia si e dimë edhe vet, kriminelët të akuzuar për vrasjen e vëllezërve të mi, dhe krime
    Ai person është në delegacionin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai person quhet Goran Radosaljeviç (Guri), epror i lartë i Serbisë që ka marrë pjesë në shumë masakra, dhe në atë të Prekazit”, ka deklaruar Ilir Bytyqi për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se SHBA bën presion por Serbia nuk dëshiron ta ndriçojë këtë rast.

    “Vuçiq e di kush janë kriminelët dhe nuk dëshiron t’i vendos para drejtësisë sepse janë pjesë e delegacionit të tij”, ka deklaruar Iliri.

    Kujtojmë se Ylli, Agroni dhe Mehmeti ishin kthyer para dy dekadash nga Amerika për të luftuar kundër forcave serbe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!