×
  • Sport
  • Sport

    Vendi po kalon në kohë krizash, familja e Messit bën gjestin më human ndonjëherë

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 20:29

    Argjentina është duke kaluar nëpër momente të vështira për shkak të motit të keq, së bashku me pasigurinë ekonomike, ka çuar në shumë njerëz të flejnë rrugëve.


    Një bar dhe restaurant të cilët janë në pronësi të familjes së yllit argjentinas, Leo Messi, kanë dhënë ushqim dhe pije falas tek njerëzit e pastrehë në vendin e Rosarios, shkruan Reporteri.net

    Për tu përballur me krizat restauranti i quajtur VIP, ka ofruar ushqim të freskët dhe pije tek njerëzit që janë dëshpërimisht në nevojë.

    Restauranti planifikon që të vazhdojë të shpërndajë ushqim edhe për dy javët e ardhshme derisa situata të përmirësohet. Ata poashtu planifikojnë që të sjellin disa rroba pë rata që i kërkojnë.

    Messi është i involvuar në bamirësi nëpërmjet Leo Messi Foundation.

    Ai së fundmi ka qenë i përfshirë në humbjen kontraverse ndaj Brazilit në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

    Duke parë humbjen e vendit të tij, Messi kishte shpërthyer në akuza drejt referimit dhe duke thënë se kjo është korrupsion./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!