×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon pjesa e parë ndërmjet TNS dhe Feronikelit, ky është rezultati

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 20:55

    Pjesë e parë e ndeshjes së rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve mes The News Saints dhe Feronikeli është mbyllur baras pa gola, në mungesë të rasteve dhe lojës së rrjedhshme.


    TNS është nikoqir i kampionit të Kosovës Niklit në ndeshjen e parë të këtij rrethi kualifikues për Ligën e Kampionëve, e cila ka qenë mjaft zhgënjyese nga të dy palët në 45 minutat e para në Park Hall.

    Me kujdes të shtuar kampioni i Uellsit dhe ai i Kosovës ishin shumë të rezerva duke zhvilluar lojë kryesisht në mesfushë.

    TNS i pati tri goditje në drejtim të portës së Niklit, por asnjëra në kornizën e saj.

    Ngjashëm edhe Feronikeli nuk arriti të rrezikojë seriozisht asnjëherë edhe pse i pati katër goditje në drejtimin e portës vendase./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!