×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës me aksion të gjerë në Gjakovë kundër lojërave të fatit

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 22:04

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në qytetin e Gjakovës.


    Lajmin për zhvillimin e këtij aksioni për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

    “Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar ‘BASTI’ ku bazuar në urdhrin e Gjykatës kompetente po bëhet kontroll në nëntë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës. Operacioni policor udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në mbështetje dhe të njësiteve të tjera të specializuara të Policisë së Kosovës”, tha Hoxha për Reporteri.net.

    Ai thotë se operacioni është duke vazhduar ende dhe nuk janë dhënë detaje në lidhje me të arrestuar.

    Ky operacion ka cak veprimtaritë e jashtëligjshme të lojërave të fatit të cilat janë ndaluar muaj më parë nëpërmjet Ligjit për Ndalimin e Lojërave të fatit të votuar në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!