Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk kishte frikë fare për një arrestim të mundshëm të presidentit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
Kryemadhi u shpreh se ai është i pastër si kristali.
“Fare. Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vitë që grupe të vogla antishqioptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, që duan ta arrestojnë. Ilir Meta prej vitësh ka qenë në shënjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose europaine, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë.
Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerëzve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër”, ka deklaruar Kryemadhi. /rtvora/.