Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka thënë se subjekti i saj nuk do ta votojë projektligjin për Byron për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, për shkak se në mënyrën se ai do të jetë një institucion, sic thotë ajo, paralel karshi gjykatave dhe prokurorive.
Ajo në T7 tha se kjo Byro bie në desh me Kushtetutën.
“Është e jashtëligjshme dhe bie ndesh me Kushtetutën”, tha ajo.
“Që prej themelimit të këtij institucioni, që është paralel, në raport me prokuroritë dhe gjykatat sa i përket fushave të tyre të veprimit të cilat janë konfiskimi dhe hetimi. Natyrisht ka marrë vërejtjet e Komisionit të Venecias. Cdo pushtet, e jo vetëm ky që është aktualisht, do ta zgjidhte personin e vet në krye të këtij institucioni. Do i jepte këtë pushtet një individi. Vërejtjet kanë qenë që në të ardhmen mund të përdoret për persekutim”, shtoi Deliu Kodra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.