Mediat serbe shkruajnë sot se Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe delegacionit të kësaj ministrie dhe Shëndetit Ushtarak nuk i është lejuar vizita në Qendrën Klinike dhe Spitalore në veri të Mitrovicës.
Kështu të paktën njoftojnë mediat serbe duke iu referuar kabinetit të ministrit serb të Mbrojtjes.
Sipas kësaj të fundi, atyre nuk i është lejuar vizita pavarësisht nga fakti se javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i tha homologes serbe, Ana Bërnabiq se ishte një lajm i rremë që Prishtina i ndaloi të gjithë zyrtarëve serbë vizitat në Kosovë, raporton Tanjug.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.