×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Pinjolli’ i Enver Hoxhës paralajmëron persekutim të opozitës në Kosovë: Albini do t’iu duket terr i zi

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 21:21

    “Qenke rrezitur”, i është drejtuar sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kryeministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, pas qëndrimti të tij disaditor në Greqi.

    Ndaj këtij konstatimi të Gashit ka reaguar anëtari i VV-së, Hysamendin Feraj, i cili ka thënë se sot Kurti opozitës i është dukur i bronzuar (rrezitur), por sipas tij, kryeminstri opozitës mund t’i duket edhe terr i zi së shpejti, kur të fillojë zbatimi i Vettingut.

    “Sepse u sheh njenja, jo syri”, ka shkruar Feraj, i cili në fund i ka kërkuar falje komunitetit me ngjyrë për fjalët e përdorura në kontekst të ngjyrës së lëkurës.

    “Sot opozitës Albini iu paska dukur i bronzuar (abronzzato, pat thënë Berlusconi për Obaman).  Por ka gjasë t’iu duket terr i zi mbasi të fillojë zbatimi i vetingut, kontrollit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme të vendosur ndër vite. Sepse u sheh ndjenja, jo syri. Ndjesë komunitetit me ngjyrë!”, ka shkruar ai.

    Përveç si njeri i afërt me Kryeministrin Albin Kurti, Feraj njihet në publik edhe për paraqitjen e tij duke e nderuar me grusht trupin e pajetë të diktatorit komunist Enver Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!