×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Holandezët nuk tërhiqen: Shqiptarët pa viza?! Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në?

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 11:41

    Kreu i Forumit për Demokraci në Holandë Thierry Baudet, është i pakënaqur nga vendimi i Bashkimit Evropian që shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.


    Udhëheqësi i FVD tregon se ky vendim do të shkaktojë shumë probleme për Holandën, raporton dagelijksestandaard.nl.

    Në një postim në Twitter Thierry Baudet shkruan: “E pabesueshme. Shqiptarët tani edhe në Evropë pa vizë. Kjo do të thotë më shumë krime, emigrim i pakontrolluar, konkurrencë jo e ndershme për shoferët e kamionëve, etj. Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në? #FVD”.

    “Shqiptarë nuk do të kenë nevojë për vizë që të udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Siç pritej, Komisioni Europian ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë holandeze”, njoftoi Ministri i Jashtëm Stef Blok pak ditë më parë.

    Ministri i bëri kërkesë Komisionit Evropian pasi Dhoma e Përfaqësuesve kishte kërkuar anulimin e vizave për shqiptarë në Prill. Blok tashmë paralajmëroi se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme brenda BE-së për një hap të tillë. Që nga viti 2010, shqiptarët janë lejuar të udhëtojnë pa viza në BE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!