Më 25 maj të këtij viti, me propozim të Ministrisë së Financave, në Qeverinë e Kosovës është votuar emri i Hekuran Nikçit për Kryeinspektor të Inspektoratit të Punës. Një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës po del se është bërë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, meqë për pozitën në fjalë duhet organizimi i konkursit.
Si rezultat i kësaj, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës pas një monitorimi “të jashtëzakonshëm” duke u bazuar në shkresat e rastit ka kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës që të kthejë mbrapsht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Hekuran Nikçit si Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.
Kjo pasi që një pozitë e tillë hynë në kuadër të pozitave të larta të Shërbimit Civil dhe si e tillë i nënshtrohet rendit juridik për Zyrtarët Publik.
Bazuar në këtë, vendimi i Qeverisë së Kosovës për të emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës pa procedura rekrutuese është shkelje e Ligjit për Zyrtarë Publik, thotë një dokument i publikuar sot nga Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.