Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se arsyeja e interesimit më të ulët për të studiuar në Universitetin e Prishtinës, është sepse gjeneratat e reja janë më të pakta në numër.
“Është normale sepse gjeneratat e reja janë më të pakta në numër, që do të thotë se numri i studentëve potencial është më i vogël se që ka qenë para një dekade, për shkak të rënies së natalitetit dhe faktorëve të tjerë, e nga ana tjetër edhe oferta është shtuar në Kosovë, pra nuk është UP-ja universiteti i vetëm”, ka thënë Pupovci në Klan Kosova.
Tutje zëvendësministri tha se deri më tani, interesimi më i madh i studentëve për të studiuar janë Mjekësia, Psikologjia dhe Juridiku.
“Në bazë të të dhënave të tre ditëve të para të aplikimit, interesimi më i madh për regjistrime është në fakultetin e Mjekësisë, që ka ndodhur edhe më herët, pastaj kemi Psikologjinë, që ka interesim më të madh. Juridiku ka mjaft interesim. Në mesin e 10 degëve më atraktive ndodhet edhe gjuha gjermane, por nuk asnjëra nga degët e ekonomisë”, tregoi Pupovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.