×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tri orë si 30 minuta”, Bislimi në Hagë, viziton Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 19:08

    Zëvendësministri Besnik Bislimi ka njoftuar se sot ka qenë në Hagë ku ka vizituar ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Bislimi tha se Selimin e gjeti në disponim të mirë dhe në dijeni të plotë me zhvillimet politike në vend anipse po qëndron larg Kosovës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot vizitova në Haagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plote në drejtësi. Edhe pse larg Kosoves, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend.”

    Tutje, zëvendësministri njofton se ka takuar edhe Jakup Krasniqin e që, për të, tri orë ikën si 30 minuta.

    “Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta.”

    Ndërkaq, Beslimi nuk është deklaruar nëse ka pasur rastin t’i takojë edhe ish-presidentin Hashi Thaçi apo ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!