Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte paketën e re të sanksioneve kundër Moskës, ku përfshihet ndalim i importit të arit rus dhe ndryshime ligjore për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit.
“Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa pushim. Prandaj, sot ne propozojmë të ashpërsojmë sanksionet tona kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasim deri në janar të vitit 2023.
Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj”, deklaroi të premten Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Masat e reja konsiderohen si një paketë e limituar sanksionesh në krahasim me gjashtë paketat e sanksioneve të mëparshme të vendosura që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, të cilat goditën shërbimet financiare ruse, naftën dhe qymyrin./rel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.