Një mërgimtari nga Norvegjia iu vodhën 40 mijë kruna, tri ditë më parë, në Kosovë.
Ai u ndal në një market në Mazgit dhe derisa veturën e kishte në parking, dy hajdutë ia vodhën çantën me dokumente e para.
I njëjti tregoi se ai dhe familja e tij ishin fare pranë veturës kur ndodhi rasti, por që e vërejtën tek më vonë se ishin pre e një grabitje.
“Unë e harroj derën çel, prej rrugës i lodhtë, s’mendon ti që ndodhin këto sene. Ai e shfrytëzoi rastin aty. Vajza ka qenë në veturë, gruaja afër, krejt jemi kanë qaty afër.
Mbas gjysmë ore ose 1 orë, më shkruajti një person në Facebook tha e kemi gjet çantën me pasaporta qaty kah Podujeva”, ka thënë mërgimtari.
Rasti u lajmërua menjëherë në polici, të cilëve iu ndihmuan kamerat e sigurisë të vendosura në atë pjesë.
Dy të dyshuarit u zunë në flagrancë dhe u arrestuan, ditë më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.