×
  • Lajme
  • Lajme

    Në cilën ditë nisi rritja e rasteve me COVID-19?

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 22:54
    Fotografi ilustruese

    Që nga data 14 qershor e këtij viti, rastet me COVID-19 pothuajse çdo ditë kanë shënuar rritje të dyfishuar, derisa numri i rasteve aktive ishte vetëm 52.

    Më 14 qershor, numri i rasteve pozitive në 24 orëshin e fundit ishte veç 8, për tu dyfishuar më pas në 15 me datë 15 qershor.

    Një javë më vonë, më 22 qershor, u shënuan 43 raste të reja.

    Por, rritja për të mos rënë më nën 50 u bë më 28 qershor ku u shënuan 64 pozitivë të rinj.

    E vetëm një ditë më vonë ky numër gati se u trefishua, kur u shënuan plot 177 raste të reja pozitive.

    Me mbi 150 raste pozitive çdo 24 orësh, situata epidemiologjike në vend vazhdoi pothuajse çdo ditë.

    Shifrat me mbi 300 të infektuar, u paraqitën me 6 korrik ku për 24 orë u infektuan 341 njerëz.

    Kurse pothuajse dyfishim të rasteve të 6 korrikut pati më 13 korrik ku nga mbi 2 mijë mostra të marra, pozitive dolën 763 prej tyre.

    Ndërsa sot, në raportin 24 orësh të IKShPK-së, nga mbi 3 mijë e 280 mostra të marra, pozitive dolën 1 mijë e 219 raste, gati 50 përqind më shumë se një ditë më parë, kur ishin 871 të infektuar. E numri i rasteve aktive, ka arritur në 4225 veta.

    Ndërkohë nga 9 korriku janë rikthyer edhe rastet e vdekjeve, dhe për një javë kanë vdekur gjashtë njerëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!