×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla shkarkon bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, Lushtaku: Qeveri anti-UÇK, duket që ka ardhë koha e proserbëve

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 22:41

    Kryetari i Degës së PDK’së në Skënderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e shkarkoi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, Fadil Kodrën, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit.

    Ai e ka quajtur këtë veprim të turpshëm e skandaloz, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lushtaku e ka quajtur Qeverinë Kurti si “qeveri e turpit”, dulke shtuar se “ka shumë antipati ndaj UÇK’së”.

    “Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit.

    Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

    Postimi i tij i plotë:

    I turpshëm e skandaloz lajmi se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, njëri prej themeluesve të UÇK-së, pjesëtar i grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtar i dalluar i UÇK-së, Gjenerali Fadil Kodra.

    Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit.

    Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës.

    Turpi ju mbuloftë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!