Një gram i arit në vend aktualisht blihet me çmim nga 45 deri në 50 euro.
Këtë e ka thënë kryetari i Shoqatës së Artarëve, Enver Pakashtica, i cili ka theksuar se nga java e kaluar është regjistruar rënie e çmimit të këtij metali të çmuar.
“Nga java e kaluar është 2 përqind më lirë. Një javë më parë shitej me çmim 50 euro e tutje, kurse tash shitet 45-50 euro. Diferenca e çmimit është te puna e dorës – te dizajni”, është shprehur ai.
Pakashtica ka potencuar se nga mbyllja si pasojë e pandemisë së COVID-19 ari ka regjistruar një ngritje të çmimit rreth 15 përqind.
“Ari ka regjistruar ngritjen më të ulët nga marsi i 2020-ës deri më sot. Në ngritjen e çmimit kanë ndikuar krizat ekonomike, politikat e shteteve të ndryshme, luftërat si ajo në Ukrainë. Prandaj ka pasur ngritje të çmimit në berzë”, tha ai në Klan Kosova.
Më tej ai ka thënë se në vend nuk ka rezerva të arit nëpër banka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.