Të premten e javës së kaluar një person nga Prishtina ka njoftuar policinë se ka hasur në një kartëmonedhë të falsifikuar.
Ankuesi ka raportuar se e ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se kartëmonedha është konfiskuar për procedura hetimore.
“Prishtinë 05.07.2019 – 12:00.Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësiti policor monedha është konfiskuar për procedura të mëtejme hetimore”, theksohet në raportin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.