×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për miratimin e propozimit francez: Shpresë për liberalizim të vizave për Kosovën

    Reporteri
    16 Korrik 2022 | 17:54
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Fotografi nga arkivi.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar shumicën parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila sot, duke treguar vetëdije të lartë shtetërore, me shumicë votash votoi propozimin francez.

    Krasniqi ka cekur se ky hap, është sa i rëndësishëm aq edhe historik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat ditëve që vijnë do të hapin edhe zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Duhet të vlerësojmë veçanërisht përkushtimin e deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ka theksuar Krasniqi, të cilët kanë lënë anash populizmin dhe janë sjellë si burrështetas në një kompromis jo të lehtë, dëshmuan lidership frymëzues për tërë rajonin.

    Vendimi i radhës i BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikthen shpresën dhe besimin e lëkundur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, posaçërisht për Kosovën që pret vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ka deklaruar Memli Krasniqi.

    Postimi i plotë:

    E përgëzoj shumicën parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila sot, duke treguar vetëdije të lartë shtetërore, me shumicë votash votoi propozimin francez.

    Hap, sa i rëndësishëm aq edhe historik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat ditëve që vijnë do të hapin edhe zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Duhet të vlerësojmë veçanërisht përkushtimin e deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët duke lënë anash populizmin e duke u sjellë si burrështetas në një kompromis jo të lehtë, dëshmuan lidership frymëzues për tërë rajonin.

    Vendimi i radhës i BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikthen shpresën dhe besimin e lëkundur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, posaçërisht për Kosovën që pret vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!