×
  • Lajme
  • Botë

    Brazil, polici vret familjen dhe më pas veten

    Reporteri
    16 Korrik 2022 | 18:01

    Një polic në Parana të Brazilit ka vrarë 6 anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur, përpara se të vriste edhe veten me armën e shërbimit.

    Sipas mediave braziliane, 37-vjeçari Fabiano Garcia e kreu këtë masakër për arsye se gruaja e tij donte të ndahej.

    Polici vrau bashkëshorten, 28-vjeçaren Kassiele Mendes, thjeshtrën e tij 12-vjeçare, Amanda Menes, nënën e tij 78-vjeçare, Irene Garcia, vëllain e tij, Claudiomiro Garcia dhe më pas shkoi në shtëpinë e vjehrrës, ku vrau fëmijët e tij, 4-vjeçarin Miguel Garcia dhe 9-vjeçaren Kamili Garcia.

    Masakrën e mbylli duke vrarë edhe dy të rinj, kalimtarë të rastit, 17-vjeçarin Kaio da Silva dhe 19-vjeçarin Luiz Becker.

    Në fund, Fabiano Garcia vrau veten në makinën e tij. /a2cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!