×
  • Sport
  • Sport

    Punë e kryer: Hysaj transferohet tek gjiganti spanjoll

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 17:37

    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është afër largimit nga Napoli dhe fillimit të një aventure të re në karrierën e tij.


    Elseid Hysaj është afër largimit nga Italia, aty ku e kaloi gjithë karrierën e deri tanishme prej futbollisti.

    25 vjeçari është afër kompletimit të transferimit te Atletico Madridi, madje disa nga mediat spanjolle këtë e konsiderojnë tashmë si punë të kryer.

    Mbrojtësi i djathtë pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet te skuadra nga Madridi. Edhe sipas gazetës italine ‘La Repubblica’, ky transferim do të ndodhë. Ata raportojnë se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes klubeve për transferimin e mbrojtësit shqiptar.

    Përveç Napolit, Elseid Hysaj në Serie A ka luajtur edhe për skuadrën e Empolit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!