Ka më shumë se 24 orë që reshjet e shiut kanë qenë thuajse të pandalshme në të gjitha anët e Kosovës.
Përpos shirave të mëdha nuk kanë munguar edhe erërat e forta që kanë shkaktuar dëme nga më të ndryshmet.
Më e dhimbshme e gjithë kjo situatë e krijuar në vend është padyshim për ata që punojnë në ambiente të hapura që të fitojnë sado pak për familjen e tyre.
Kësisoj shitësit ambulantë në afërsi të tregut të gjelbër pësuan dëme të mëdha sot kur shiu pengonte punën e tyre dhe asesi nuk mund të funksionin.
Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet se si këta shitës në Prishtinë mundoheshin që përpos vetes t’i mbronin edhe gjësendet që po shisnin në mënyrë që mos të dëmtoheshin nga shiu.
Ndryshe sipas meteorologëve reshje të tilla të shiut në vend do të kemi deri në fund të javës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.