×
  • Sport
  • Sport

    Heroi i Liverpoolit nënshkruan kontratë të re me klubin

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 19:21

    Liverpooli i ka vazhduar sot kontratën futbollistit i cili i kualifikoi në finale dhe ia siguroi trofeun e Ligës së Kampionëve, Divock Origit.


    Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Liverpoolit, të cilët janë shprehur të ngazëllyer për belgun, shkruan Reporteri.net

    “Jam shumë i lumtur që munda të nënshkruajë kontratë të re që do të më japë energji për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Origi për Liverpoolfc.com

    “Unë jam ndier gjithmonë mirë këtu. Unë kam bërë hapa gjatë karrierës sime, unë u bëra burrë këtu sepse kam ardhur kur isha 19-vjeçar”, ka shtuar tutje belgu.

    Nuk bëhet e ditur se sa vite kontratë parashihet, por ajo çka dihet është se kontrata është afatgjate, që nënkupton se deri ne 4-5 vite të tjera mund ta shohim belgun në Liverpool./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!