×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 7 muajsh rezistence nga shkarkimi që i bëri Thaçi, dorëzohet Alma Lama dhe lë postin e ambasadores në Itali

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 19:13

    Alma Lama më nuk është më ambasadore e Kosovës në Itali. Ajo përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot ka mbajtur takimin përshëndetës me autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë.


    Ajo ka falënderuar gjithë bashkëpunëtorët e saj në Itali, por nuk ka përmendur për asnjë asnjë nga institucionet e Kosovës.

    Lama thotë se askush prej bashkëpunëtorëve në Itali nuk ka pritur që misioni im si ambasadore të përfundonte para kohe, por shton se është shumë krenare për punën që ka bërë përgjatë dy viteve e gjysmë, përkundër siç thotë vështirësive që i kanë krijuar gjatë rrugës, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se muaj në muajin nëntor të 2018-tës presidenti Thaçi nënshkroi dekretin ku urdhërohet tërheqja e Lamës nga posti i ambasadores, por ajo “rezistoi” dhe nuk u largua.

    Postimi pa ndërhyrje i Lamës:

    Te dashur miq,

    Sot kisha takimin pershendetes me autoritetet e Ministrise se Puneve te Jashtme te Italise.
    U ndjeva jashezakonisht e nderuar per dreken e organizuar per nderin tim me rastin e perfundimit te misionit dhe personalitetet e nivelit te larte qe ishin prezent per te me dhene lamtumiren:
    Emanuela Claudia Del Re, zevendesministre e Puneve te Jashtme.
    Min. Plen. Stefano Zanini, Zevendesshef i Protokollit te Shtetit,
    Min. Plen. Giuseppe Cavagna, Udheheqes i Drejtorise per Ballkanin,
    Min. Plen. Andreas Ferrarese, ish Ambasador i Italise ne Kosove,
    Sh.T. Mons. Emil Paul Tscherrig, Nunci Apostolik ne Rome dhe dekan i trupit diplomatik prane Shtetit Italian
    Prof. avv. Giulio Prosperetti, gjykates i Gjykates Kushtetuese Italiane
    Znj. Beatrice Covassi, shefe e misionit te Komisionit Europian ne Itali
    Ambasador Giulio Terzi, ish-minister i Jashtem i Italise dhe ambasador ne SHBA, Izrael etj.

    Dua te bej nje falenderim te vecante per zevendesministren e Puneve te Jashtme Del Re, per fjalet e saj prekese, per vleresimin e larte per punen time si Ambasadore ne Itali dhe besimin e vazhdimit forcimit te raporteve edhe ne cilesi te tjera.

    Dua te falenderoj po ashtu edhe zv/shefin e Ceremonialit shteteror, ministrin e plotfuqishem, z. Stefano Zanini, per bashkepunimin, dashamiresine dhe respektin me te cilin me ka trajtuar Protokolli Shtetit Italian mua dhe familjen time, vecanerisht ne akomodimin e tre femijeve te mi, nje gje aspak e lehte.

    Padyshim qe askush prej tyre nuk ka pritur qe misioni im si ambasadore te perfundonte para kohe, por une jam shume krenare per punen qe kam bere pergjate ketyre dy viteve e gjysem, perkunder veshtiresive qe me kane krijuar gjate rruges.
    Jam krenare vecanerisht per ato qindra apo mijera kontakte me shtetas italiane qe kam zhvilluar gjate kesaj periudhe nga te gjitha fushat, e qe sot mund te them pa dyshim se jane miq te Kosoves me plot kuptimin e fjales, e qe ne saje te ketyre kontakteve, e ndjejne me afer vendin tone.
    Pavaresisht te gjithave, une ndihem shume e nderuar qe kam perfaqesuar shtetin e Kosoves ne Itali, Malta dhe San Marino dhe kam bere maksimumin qe me punen time, ta meritoj kete nder. Dhe jam e lumtur qe kjo ishte nje ndarje me respektin maksimal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!