×
  • Sport
  • Sport

    Messi i befason njerëzit në një qendër tregtare në Argjentinë

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 20:19

    Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i ka befasuar njerëzit dhe punonjësit e pranishëm në një qendër tregtare në Sante Fe, Argjentinë, të cilin e vizitoi të mërkurën për të bërë një fotografi për çështje biznesi.


    Edhe pse kishte tentuar të futej pa bërë zhurmë, stafi i studios ku u fotografua ai në qendrën tregtare e njohu atë dhe nuk e lëshuan rastin për të bërë foto me njërin prej futbollistëve më të famshëm në botë, transmeton Express.


    Edhe pse njerëzit do ta njihnin në çdo pjesë të botës, Messi përpiqet të bëjë një jetë normale dhe është e pazakontë ta shohësh atë duke shëtitur në lagjen e tij Castelldefels në Barcelonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!