Një përleshje që ka filluar mes disa personash në një shisha bar në Podujevë, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është në arrati.
“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.