Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dalë negativ me COVID-19. të shtunën, sipas një letre nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Kevin O’Connor, por ai do të vazhdojë të izolohet derisa të dalë negativ për herë të dytë.
“Presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë”, ka shkruar O’Connor.
Presidenti rezultoi për herë të parë pozitiv me virusin më 21 korrik. Administrata tha se ai përjetoi vetëm simptoma të lehta, duke përfshirë lodhje, rrjedhje hunde dhe kollë.
Biden u largua shkurtimisht nga izolimi javën e kaluar, pasi u testua negativ më 27 korrik. Ai u rikthye në izolim pasi u testua sërish pozitiv më 30 korrik, në atë që O’Connor e përshkroi si një rast “rikthimi”.
Ai ka vazhduar të punojë gjatë sëmundjes së tij, duke përfshirë disa paraqitje publike, të distancuara në Shtëpinë e Bardhë dhe ngjarje virtuale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.